Miley Cyrus dhe bashkëshorti i saj bëjnë tatuazhe të njëjta pas dasmës romantike
dp

Lexo edheButrinti s’i ndahet aktores turke, komenti i tij për të merr gjithë vëmendjen

Miley Cyrus dhe bashkëshorti i saj i ri, Maxx Morando, kanë gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të simbolizuar dashurinë e tyre: përmes tatuazheve të njëjta me emrat e njëri-tjetrit.
Vetëm një ditë pas martesës së tyre në Palm Springs të Kalifornisë, çifti ka surprizuar fansat duke zbuluar tatuazhet e reja, të cilat i kanë realizuar në shenjë të lidhjes së tyre, shkruan People, transmeton IndeksOnline.
Fotot u publikuan të dielën, më 22 nëntor, nga tatuazhistja Jamie Gene Lopez në Instagram. Në imazhet bardhezi, Miley dhe Maxx shfaqen duke treguar tatuazhet në pjesën e ijeve.

Lexo edheButrinti s’i ndahet aktores turke, komenti i tij për të merr gjithë vëmendjen
Këngëtarja ka zgjedhur të shkruajë emrin “Maxx” në pjesën e djathtë të ijes, ndërsa muzikanti ka bërë tatuazh emrin “Miley” në anën e majtë.
“Urime të sapomartuarve! Tatuazhe me emrat e Maxx dhe Miley”, shkroi Lopez krahas fotografive.