back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaSportMilani mposhtet nga Parma, mbetet dhjetë pikë mbrapa Interit

Milani mposhtet nga Parma, mbetet dhjetë pikë mbrapa Interit

Të ngjajshme

Milani e priti në “San Siro” Parmën, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri u mposht si vendase nga Parma, me një gol të shënuar në dhjetë-minutëshin e fundit të ndeshjes.

Parma fitoi 1-0 si mysafire, me golin e shënuar nga Mariano Troilo në minutën e 80-të.

Pas disa minutash rishikimi, goli u pranua, me lojtarët e Milanit që protestonin për një faul.

Milani nuk arriti që të thyejë mbrojtjen e mysafirëve, dhe kështu ndeshja u mbyll 1-0.

Me këtë fitore, Parma shkon në kuotën e 32 pikëve, në vendin e 12-të.

Ndërkohë, Milani është i dyti me 54 pikë, dhjetë më pak se Interi në vendin e parë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz