back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaSportMilani merr fitore të madhe ndaj Udineses, shkëlqen Pulisici

Milani merr fitore të madhe ndaj Udineses, shkëlqen Pulisici

Të ngjajshme

Milani merr fitore të madhe ndaj Udineses, shkëlqen Pulisici

Christian Pulisic bëri një rikthim të fuqishëm në formacionin...

Zelensky konfirmon takimin me Trump në Nju Jork javën e ardhshme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të takohet...

Emina Çunmulaj trondit me rrëfimin e papritur: Ish-bashkëshorti shqiptar më ka…

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka bërë një...

Christian Pulisic bëri një rikthim të fuqishëm në formacionin titullar të Milanit, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar tek i treti për Youssouf Fofana në fitoren 3-0 në transfertë ndaj Udineses.

Rossonerët e nisën ndeshjen pa trajnerin Max Allegri në stol për shkak të një ndalimi, ndërsa mungonin edhe Mike Maignan, Rafael Leao dhe Ardon Jashari për shkak dëmtimesh. Megjithatë, Strahinja Pavlović dhe Pulisic u rikuperuan në kohë. Nga ana tjetër, Udinese vinte e pamposhtur pas barazimit në shtëpi me Veronën dhe fitoreve në transfertë kundër Interit dhe Pisës. Sandi Lovriç ishte jashtë, ndërsa portieri Maduka Okoye vazhdonte pezullimin për shkelje bastesh, duke i detyruar vendasit të rreshtoheshin me një mbrojtje me katër.

Pulisic e testoi menjëherë portierin Zanos Sava me një gjuajtje pas kombinimit me Adrien Rabiot, ndërsa pak më vonë Sava i mohoi një gol të sigurt Santiago Gimenez në një përballje një për një.

Goli i parë erdhi pas një gabimi të Kingsley Ehizibue, me Pulisic që përfitoi duke dërguar Estupinan në krahun e majtë. Pas një devijimi të Thomas Kristensen që rrezikoi autogol, Pulisic ishte aty për të kthyer në rrjetë topin e shpëtuar me vështirësi nga Sava.

Menjëherë pas pushimit, Milani dyfishoi avantazhin në mënyrë të çuditshme, kur presioni i Pulisic ndaj Jesper Karlstrom brenda zonës solli gabimin vendimtar, duke ia servirur topin Youssouf Fofana-s, i cili mposhti Sava në një duel ballë për ballë.

Amerikani ishte përsëri protagonist duke shënuar golin e tretë: pasi mori një pasim të zgjuar nga Rabiot në krahun e djathtë, e ndali topin dhe gjuajti fort mes këmbëve të Oumar Solet, duke befasuar Sava në shtyllën afër.

Ruben Loftus-Cheek hyri në fushë dhe gjuajti me kokë mbi traversë pas një krosimi të Alexis Saelemaekers, ndërsa Nicolo Zaniolo dhe Arthur Atta provuan nga distanca pa e shqetësuar portierin Pietro Terracciano. Saelemaekers sërish testoi Savën pas një devijimi nga Rabiot, ndërsa Solet dhe Estupinan shpërdoruan raste të mira në kundërsulm. Në fund, një krosim i Rabiot kaloi shumë pranë shtyllës së largët pas asistit të Estupinan.

Fuqia e numrit 3 u reflektua plotësisht në këtë ndeshje: ishte fitorja e tretë radhazi e Milanit në Serie A, me portën të paprekur për të tretën herë rresht, dhe për të tretin vit me radhë, rossonerët u kthyen nga Udine me tre pikë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz