BallinaLajmeMilaim Zeka rrëfen se si ishte torturuar me cigare në sy, tregon...

Milaim Zeka rrëfen se si ishte torturuar me cigare në sy, tregon se kush ia bëri atë

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma, Milaim Zeka ka treguar për “Bota sot” se si ishte torturuar sa ishte i burgosur dhe thotë se atë mund ta dëshmoj vetë ai, duke shtuar se ata ishin miq të shokëve të tij që thirreshin në emër të UÇK-së.

“Unë mundem të dëshmoj dhe kam njerëz që mundet me dëshmu si na kanë torturuar në burg. Mundem të dëshmoj për njerëz që na kanë rrah në burg, mundem të dëshmoj për njerëz që na kanë marr dhe na kanë qit me na pushkatu në mal. Mua më kanë marrë nga qelia numër 19 në Prishtinë dhe më kanë dërguar të vendi i quajtur “Prroni i keq” në Junik, për të më pushkatuar. Ata njerëz kanë qenë miqtë dhe jaranat më të mëdhenj të shokëve të mi, që janë thirr në emër të UÇK-së, e që paraqiten patriotë, d.m.th këtu kanë ndodh tmerr i Botës, këtu ka ndodh e kundërta që është dashur të ndodh. Edhe ata janë në mesin e institucioneve tona, hetues që na kanë torturuar”, tregon Zeka.

Duke ia afruar cigaren në ditën e syve, Zeka rrëfen tmerrin brutal që ka përjetuar, ndërsa thotë se njerëzit që kanë punuar me policinë serbe, janë po ata që sot janë në pozita të lartat të shtetit.

“Mua më kanë torturuar në mënyrën më brutale të mundshme, po flas për vetën time, më kanë torturuar edhe me cigare duke ma afruar te drita e syve, e gjithçka tjetër nga më mizoret. Kemi policë që kanë punuar deri në vitin 1999 në policinë e Serbisë, deri në bombardime  dhe sot i ke njerëzit me pozita të larta në shtetin e Kosovës”, theksoi Zeka për “Bota sot”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz