BallinaLajmeMilaim Zeka e quan Dardan Molliqjan, Dardan Gjakderdhja!

Milaim Zeka e quan Dardan Molliqjan, Dardan Gjakderdhja!

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...
Publicisti Milaim Zeka i është drejtuar me një postim në llogarinë e ij në facebook, Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Moliqajt.

Duke iu drejtuar atij, Zeka shkruan se e ka dëgjur me shumë, shumë kujdes sot, konferencën e shtypit, te thirrur nga Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj, të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Duke i parë se si flisnin, e çfarë mesazhesh dërgonin tek shqiptaret, me dukej se po fliste Fidel Kastro  dhe Çegevara”, shkruan Zeka në postimin e tij.

“Dardan Molliqaj, që më shumë të drejtë mund të quhet: Dardan Gjakderdhja, e fyeu  dhe e poshëtroi të parin e të fundit, por mbi të gjitha policinë e shtetit tonë”, shkruan gazetari Milaim Zeka.

“Atë polici, që sado me defekte, na bën krenar ku jetojmë, dhe na jep shpresë që të mos nisemi në drejtim te Hungarisë”.

Sipas tij, Dardan Molliqaj ka dashur të shkaktojë gjakderdhje edhe në Deçan, në kohën kur Ramush Haradinaj ishte në Hagë dhe po akuzohej për krime lufte.

“Dardani, bashkë me disa militantë të tij, kërkoi që në sallën ku do te mbahej tubimi, të hiqej nga muri fotografia e Ramush Haradinajt. Dhe po të mos ishte gjakftohtësia  e Nasim Haradinajt, i cili ndërhyri, foto e Ramushit nuk do të hiqej pa u bë gjaku deri ne gju”, rikujton Zeka një episod të ndodhur vite më parë me protagonist Molliqajn.

“Dhe sot, ky far Dardani, bash si njëri i tërbuar, bën ftesë për gjakderdhje. Bën thirrje me çliru Kosovën. RTK në, Policinë, Qeverinë….”.

Nëlidhje me këtë deklarim, Zeka pyet. “E me çka çlirohen të gjitha keto, përpos me zola, me kallasha, e me armë, qe tha se paska edhe ne shtëpinë e tij!!!”.

“Pash Zotin a është gjallë more ky Aleksandër Lumezi?! A e di more Prokurori yne i shtetit që thirrja për vrasje e luftë, është vepra më e rëndë penale që mundet me kry një qytetar, sidomos ai që bartë një post të rëndesishëm politk-publik?!”

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz