

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se në bazë të gjetjeve të organizatës, Lëvizja Vetëvendosje është partia politike që ka kandiduar më së shumti persona të përfshirë në raste penale.
Miftaraj ka kujtuar fjalët e thëna nga LVV për Vettingun e luftën kundër korrupsionit, por sipas tij mënyra se si VV vepron tregon se zyrtarët e kësaj partie duan të mos shkojnë vet në burg e të ruajnë pasurinë e tyre.
Postimi i plotë:
IKD gjen se sipas subjekteve politike, numri më i lartë i kandidatëve që janë përfshirë në raste penale vjen nga LVV, që ka kandiduar gjithsej 13 persona, të cilët janë evidentuar se janë përfshirë në raste penale…
Këta të LVV që donin me ba Vetting, me luftu korruspionin, më çkap Prokurorinë, me konfisku pasurine e marr me korrupsion, zorin e paskan vet mos me shku ne burg e me ru pasurine e tyre te fituar me korrupsion.



