back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeMiftaraj: Ikja e të burgosurit nga QKUK, alarm për Shërbimin Korrektues dhe...

Miftaraj: Ikja e të burgosurit nga QKUK, alarm për Shërbimin Korrektues dhe Ministrinë e Drejtësisë

Të ngjajshme

Vritet një 40-vjeçar në Balaj të Ferizajt, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot, rreth orës 19:30...

Kryeministri i Spanjës kërkon që Izraelit t’i ndalohet pjesëmarrja në gara sportive

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje të...

Ramabaja: PDK dhe VV shohin përfitime nga epilogu i procesit gjyqësor në Hagë

Sadri Ramabaja në Debat Plus ka komentuar takimet e...

Shaqir Totaj me thirrje për vullnetarët, lanson faqen për regjistrimin e qytetarëve

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar rëndësinë e...

Veteranët e UÇK-së mirënjohës ndaj James Rubin: Dëshmi e bazuar në të vërtetën

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur...

Një nga të dënuarit i cili kishte vite që po vuante dënimin e tij për vrasje të kryer në vitin 2004, arriti që të arratisej përderisa po qëndronte për shërim në Qendrën Klinike Universitare.

E rasti i ikjes së të dënuarit, Avni Osmani nuk është i pari por është ndër rastet e shpeshtuara nga Qendrat Korrektuese të Kosovës.

Madje ikja nga QKUK, është një ndër format më të përdorura për shumë të burgosur në mënyrë që t’i ikin vuajtjes së dënimit të mbetur nëpër burgje të Kosovës.

Njohësi i sistemit të drejtësisë, Ehat Miftaraj, në një prononcim për Indeksonline është shprehur se këto arratisje dëshmojnë nivelin e sigurisë në burgjet e Kosovës.

“Me vet faktin se kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e raportimeve të kontrabandës të mjeteve të ndaluara dhe të rrezikshme brenda burgjeve, arratisje të burgosurve, vdekje të dyshimta dëshmon nivelin e sigurisë në burgjet e Kosovës dhe rrezikun për sigurinë individuale të burgosurve dhe mundësisë që persona me rrezikshmëri të lartë edhe të ikin nga vuajtja e dënimit për shkak të keq menaxhimit dhe administrimit nga ana e shërbimit korrektues në Kosovë”, tha Miftaraj.

Sipas Miftarajt, rasti i fundit duhet të jetë alarm për Shërbimin Korrektues dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas tij, është habi që një i dënuar, i cili nuk ka vuajtur as gjysmën e dënimit të shkojë në QKUK vetëm me dy gardianë.

“Rasti i fundit që ndërlidhet me ikjen e një personi të dënuar me 30 vite burgim, duhet të paraqet alarm për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Inspektoratin e Shërbimit Korrektues dhe vet Ministrinë e Drejtësisë.  Instituti i Kosovës për Drejtësi shpreh habinë se si një person i dënuar me 30 vite burgim dhe i cili nuk ka vuajtur ende as gjysmën e dënimit mund të lejohet që i njëjti të ketë përcjellje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me vetëm dy gardianë të Shërbimit Korrektues të Kosovë.  Raste të tilla, ku persona me rrezikshmëri të lartë dhe të dënuar për vepër penale të Vrasjes, lejohen që të përcillen vetëm me dy gardiane, duhet përcjell me përgjigjet nëse janë zbatuar procedurat standarde të veprimit lidhur me këto raste, nëse personat përgjegjës në Shërbimin Korrektues të Kosovës që kanë për obligim vlerësimin e nivelit të rrezikshmërisë në raste të tilla kanë ndjekur dhe zbatuar procedurat standarde të veprimit dhe obligimet tjera ligjore”, shtoi tutje Miftaraj.

Miftaraj theksoi se i burgosur ka pasur shkelje të rendit shtëpiak gjatë vuajtjes së dënimit, andaj është dashur që ai të përfshihet në kategorinë e personave të rrezikshëm e me këtë edhe të ketë përcjelljen e nevojshme në mënyrë që të iu pamundësohej ikja e tij./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz