MI: Rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar, se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.
Derisa, shton se rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave.
Njoftimi i plotë:
MI: Rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës
Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Lexo edheE reja me sindromën down thyen paragjykimet, pas përvojave në sektorë të ndryshëm punësohet edhe në çerdhe
Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave.
Megjithatë, MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme.
Përkundër angazhimit maksimal të 14 kompanive në 7 regjione dhe atyre që përkujdesen për autostradat, reshjet e vazhdueshme, shkaktojnë prezencë të borës në rrugë andaj luteni që të përshtatni shpejtësinë dhe të mbani distancën e duhur mes automjeteve gjatë lëvizjes.














