MI bisedime me drejtuesit e aeroportit pas paralajmërimit të punëtorëve për protesta
BILLI

Lexo edheKadri Veseli nuk përmbahet, ‘thumbon’ Ramush Haradinajn: S’ka më kryeministër me qira

Ministria e Infrastrukturës ka reaguar me shqetësim ka pranuar paralajmërimet e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për fillimin e protestave.
MI bën thirrje tek drejtuesit e aeroportit dhe sindikatës që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve për të cilat punëtorët janë të pakënaqur.
Me këtë rast ministri në detyrë, Pal Lekaj, fton konsorciumin “Limak”, që të respektojnë me përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës dhe kontratën për koncesionimin e ANP “Adem Jashari”.
Ministria e Infrastrukturës konsideron se është e dëmshme ndalja e punës nga ana e punonjësve të aeroportit, pikërisht në kohën e fluksit më të madh të udhëtarëve, veçanërisht diasporës.
Situatën për së afërmi e ka përcjellur zëvendësministri Rexhep Kadriu.

Lexo edheKadri Veseli nuk përmbahet, ‘thumbon’ Ramush Haradinajn: S’ka më kryeministër me qira
Ai e përcolli këtë qëndrim tek të dyja palët, në takime të ndara veq e veq.