Mësuesja s’di çfarë të bëjë! Ja se ç’ndodh në shkollën në Durrës
BILLI
Lexo edhePlas debati mes Elvis Naçit dhe Mustafa Nanos, Fevziu: Se mos ziheni si në Kosovë (Video)
Nxënësit i kanë bërë një shaka të hidhur mësueses së tyre, duke i lënë të vendosur provizorisht derën e klasës, e cila ishte mjaft e lëvizshme.
Në momentin që mësuesja hyn brenda, shtyn derën dhe ajo bie e gjitha në tokë. Mësuesja ngel e shtangur, ndërsa nxënësit nuk dinë ç’të bëjnë, të qeshin a të mbajnë seriozitetin.
Kjo është gjendja në një prej klasave të shkollës 9-vjeçare “Marie Kaculini” në qytetin e Durrësit, ku deri në dimër pritet që nxënësit të marrin ftomë të rëndë në këto ambiente mësimore.
Ndërkohë, Lindita Nikolla vijon të flasë me superlativa për arritjet e saj në sistemin arsimor si dhe reformën në arsim./joq

Lexo edhePlas debati mes Elvis Naçit dhe Mustafa Nanos, Fevziu: Se mos ziheni si në Kosovë (Video)