HomeLajmeLladrovci: Fatmir Limaj i mungonte Drenasit, kërkesat për fotografi me të ishin...

Lladrovci: Fatmir Limaj i mungonte Drenasit, kërkesat për fotografi me të ishin të shumta

Të ngjajshme

KEK-u ndan mbi 487 mijë euro për sanimin e kullës ftohëse në “Kosova A”

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë kontratën për realizimin...

Spahiu (RTK): Po ndërmerren veprimet që ekzekutimi i pagave të bëhet sa më parë

Radio Televizioni i Kosovës po vazhdon të përballet me...

Hamza: Pres rezultat ndryshe, pres që PDK të udhëheqë Qeverinë e Kosovës

Kryetari i PDK-së i cili është edhe kandidat për...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart praninë e Fatmir Limajt në një tubim zgjedhor të PDK-së në Drenas, duke thënë se ai ishte ndër figurat që tërhoqi më së shumti vëmendjen e qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci ka treguar se pas tubimit zgjedhor ka zhvilluar takime dhe biseda me bashkëpunëtorë, miq dhe mysafirë të shumtë, ku është diskutuar për fushatën dhe optimizmin që, sipas tij, po mbretëron në Drenas dhe në gjithë Kosovën për fitoren e PDK-së.

Sipas tij, prania e Fatmir Limajt krijoi një atmosferë të veçantë në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, ndonëse nuk ishte pjesë e programit si folës apo në promovimin e kandidatëve për deputetë.

“Fatmiri i ka munguar simpatizantëve dhe anëtarësisë së gjerë në Drenas, andaj kërkesat për fotografi me të ishin të shumta, si rrallë ndonjëherë. Ky fakt flet shumë, kjo tregon se Fatmiri është i mirëseardhur”, ka shkruar Lladrovci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz