BallinaSportMessi me origjinë nga ‘qyteti i poetëve’ në Itali: A është edhe...

Messi me origjinë nga ‘qyteti i poetëve’ në Itali: A është edhe ai një ‘shqiponjë’?

Të ngjajshme

E furnizoi me ketaminë Perry-n, dënohet me dy vjet burgim Fleming

“I sigurova ketaminë Matthew Perry-t sepse doja paratë dhe...

Hamiti: Kosovën e ka katandisur Qeveria e Vetëvendosjes, jo opozita

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije...

Arrestohet një person në Ferizaj, policia sekuestron mbi 58 gramë marihuanë

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit...

Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë në dy – tri dekadat e fundit. Ai ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel ekipesh por asgjë që vlen të përmendet në nivel të kombëtareve, shkruan Periskopi.

Meqë kosovarët dhe shqiptarët në përgjithësi po merren me origjinën etnike të futbollistëve të kombëtareve të ndryshëm, duke dashur të zgjerojnë krenarinë e tyre, menduam të shihnim edhe origjinën etnike të superfutbollistit Lionel Messi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është argjentinas, një vend i mbushur me emigrantë evropianë që dy deri në tre shekuj më parë. Mbiemri i tij sygjeron për origjinë italiane, dhe pikërisht kjo është e vërtetë. Paraardhësit e tij nga ana e babait janë nga Recanati, Provinca e Meceratas në Marche të Italisë. Qytet i vogël në mes të Italisë.

Recanati është qytet i lashtë që ekzistonte që para lindjes së Krishtit. Ai u njoh si ‘qyteti i poetëve’ pasi tenori Beniamino Gigli dhe Giacomo Leopardi rridhnin nga po ky vend.

Në qytetin e Recanatit ka pasur shumë hebrej përgjatë shumë shekujve. Por, nuk përmendet ndonjë pjesë arbëreshe në atë vend. /Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz