Messenger i Facebook-ut sfidon Snapchat-in
Teknologjia është e ndërtuar mbi platformën në funksion të realitetit të shtuar të “Facebook”, ku përdoruesit mund të shtonin filtra dhe maska në një foto selfie. Elementët e parë të “World Effects” janë një zemër pluskuese, një shigjetë, një robot, një unikorn 3-dimensional dhe flluska me mesazhe dashurie.
Pas kësaj lëvizje qëndron përpjekja e “Facebook” për të tërhequr audiencën e “Snapchat”. Ky i fundit ofron një produkt të ngjashëm që nga muaji prill, të cilin e quan “World Lenses”.

Lexo edheHyundai dhe Kia do të tërheqin mbi 500 mijë automjete
Në konferencën F8 të zhvilluesve, mbajtur tetë muaj më parë, “Facebook” prezantoi për herë të parë platformën e realitetit të shtuar. Kompania shpalosi atje vizionin për një botë me objekte 3D që na rrethojnë, të cilat mund të identifikohen në kohë reale nga kamera e një telefoni.
Gara nuk është e gjitha mes “Facebook” dhe “Snapchat”, por edhe mes “Facebook”, “Apple” dhe “Google”, kompani të cilat ofrojnë gjithashtu platformat vetjake të realitetit të shtuar, sipas “PC world”. /ATSH














