BallinaLajmeMësohet se sa para harxhoi ekipi antikushtetues i Limajt dhe Ahmetit

Mësohet se sa para harxhoi ekipi antikushtetues i Limajt dhe Ahmetit

Të ngjajshme

Përshkallëzi i luftës midis SHBA-së dhe Iranit, paralajmërohet krizë e rëndë energjetike

Tregjet kryesore në Azi ranë pas kërcënimeve për përshkallëzim...

Rastet e vrasjeve në Kosovë, Morina: Çdo i shtati banor ka një armë ilegale

Ditëve të fundit, Kosova u trondit me vrasje të...

“Oki” bëhet nostalgjik, kujton një moment nga “Kafeneja jonë”

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu “Bufi” duket se...

Veton Tusha, “Ylli i Javës” në Superligë

Veton Tusha është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën...

Ekipi negociator, në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, që u shpall kundërkushtetues nga Gjykata Kushtetuese, ka shpenzuar rreth 43 mijë euro që nga ekzistimi i tij.

Këto para të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për bileta aeroplani, paga, akomodim, ushqim dhe punëtori, raporton KTV.

Zëvendëskoordinatori Administrativ i Ekipit negociator, Ilir Cacaj, ka thënë se shpenzimet përfshijnë edhe të punësuarit në Zyrën Administrative.

Shpenzimet për paga kanë kaluar shumën e 17 mijë eurove.

“Nga shuma e përgjithshme, shpenzimet janë të ndara si vijon: Shpenzime udhëtimi (bileta aeroplani) për disa udhëtime në Bruksel – 22,251 euro. Shpenzime akomodimi dhe ushqimi (punëtori në Tiranë) për të gjithë anëtarët e Delegacionit dhe stafin përcjellës – 3.452 euro. Për paga janë shpenzuar 17.060 euro”.

Ekipi i dialogut ishte votuar në Kuvend në dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte ndarë për të, 300 mijë euro.

Për këto shpenzime, deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se ky ekip duhet të marrë përgjegjësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz