Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në Komoran. I plagosuri ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.
Bëhet e ditur se viktima ështe Islam Selimi, vëllau i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.
I dyshuari për plagosje është 47 vjeçari, Xh. Nuha që është arrestuar nga Policia e Kosovës. Edhe arma që dyshohet të jetë përdorë në rast është konfiskuar nga Policia e vendit.
Ndryshe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka folur për Magazina.al lidhur me rastin e plagosjes së vëllaut të tij, Islamit.
Në një bisedë me Magazina.al, Selimi i cili ndodhet jashtë vendi ka thënë se vëllau i tij është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rreziku për jetë.