back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportMesfushori i Serbisë i bashkohet Kosovës (Foto)

Mesfushori i Serbisë i bashkohet Kosovës (Foto)

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Një futbollist që ka luajtur për Serbinë dhe madje ishte edhe kapiten i saj, në të ardhmen mund të bëhet pjesë e Përfaqësueses së Kosovës

Fjala është për Arton Zekajn, futbollistin e Partizanit të Beogradit. 16-vjeçar ka shprehur interesim që t’i bashkohet Kosovës, përkatësisht njërës prej grupmoshave të saj. Kontaktet kanë nisur tashmë, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse kjo lëvizje realizohet, Zekaj do të jetë lojtari i parë me të kaluar te Serbia që do të luajë për Kosovën.

Ai tashmë ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe është takuar me drejtuesit e saj. Në vizitën që e bëri në Prishtinë dhjetë ditë më parë, futbollisti i talentuar ishte i shoqëruar nga babai, konsultanti dhe përgjegjësi i klubit Partizan për zhvillimin e lojtarit.

Isa Sadriu, një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova, ka aranzhuar takimin e Zekajt dhe me drejtuesit e FFK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz