Mesazhi i fundit i shqiptarit para se të vdiste
03

Lexo edheVrasje për lidhje dashurie, 34-vjeçari baba i 3 fëmijëve, dyshohet se kishte një raport jashtë martese me një 20-vjeçare

Ky është mesazh i fundit i shqiptarit vetëm 22 vjeç, që humbi jetën mesnatën mes të premtes dhe të shtunës në Itali.
Kodian Murrizi e kishte postuar në Instagram shprehjen ‘Good Night’, sipas medias së shtetit fqinj. Ngjarja e rëndë ndodhi në Gossolengo, Parma.
Murrizi ishte pasagjer në makinën ‘Toyota’ që drejtohej nga një mik i tij, i cili është shtruar në spitalin e Parmës, në gjendje të rëndë.
Makina ku udhëtonin dy të rinjtë ishte përfshirë nga flakët pas aksidentit. Sipas policisë, miku i shqiptarit ka mbetur i djegur rëndë, pasi ka tentuar që të nxjerrë makina Klodianin.
Ata të dy kishin qenë bashkë gjithë natën, duke u aksidentuar me makinë, ku Klodian Murrizi ka humbur jetën nga aksidenti tragjik.

Lexo edheVrasje për lidhje dashurie, 34-vjeçari baba i 3 fëmijëve, dyshohet se kishte një raport jashtë martese me një 20-vjeçare
I riu shqiptar kishte pasion futbollin dhe ishte pjesë e skuadrës lokale në zonën ku jetonte. Gjatë javës ai punonte si kamerier dhe ditën e nesërme, e hënë ai do të merrte dokumentet duke u bërë një qytetar italian.
c.a/ SYRI.net
