back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeMesazh i qartë nga ambasadori amerikan: Kosova të mos bëjë gabime

Mesazh i qartë nga ambasadori amerikan: Kosova të mos bëjë gabime

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një videoje më të cilën ka uruar për ditën e Pavarësisë, ka kërkuar nga Kosova të mos bëj gabime, transmeton Gazeta Metro.

Duke folur për mardhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së, nga të cilat ka thënë se kanë fituar të dy vendet, Kosnett ka kërkuar të mos bëhen gabime në dekadën e dytë si shtet i pavarur dhe demokratik.

“Në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës kanë pasur përfitime tek dy vendet dhe unë nuk kam dyshim që marrëdhëniet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Por mos bëni gabime. Kosova është në dekadën e dytë si shtet i pavarur dhe demokratik”, ka thënë Kosnett, përcjell Gazeta Metro.

Tutje, ai ka shtuar se është detyrë e popullit të Kosovës që të marrin të gjithë përgjithësitë, e që t’i bëjnë liderët që të japin llogari për të ndërmarrë hapa të nevojshëm për progress.

“Është e njerëzve të Kosovës që të marrin përgjithësitë që t’i bëni liderët tuaj të japin llogari për të ndërmarrë hapa e nevojshëm për progres. Përsëri dhe përsëri derisa unë udhëtoj, unë dëgjoj që qytetarët e Kosovës duan tre gjëra për familjen e tyre, paqe, drejtësi dhe prosperitet. Unë mendoj që një vend nuk mund të pres suksese në këto fusha pa bërë progres në të tjerat”, ka shtuar ai.

Kosnett ka përfunduar se ai beson se njerëzit e Kosovës, janë të gatshëm të përballen me këto sfida dhe se SHBA do të jetë gjithmonë në anën e tyre./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz