BallinaLajmeMerret vendimi për 17-vjeçarin që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

Merret vendimi për 17-vjeçarin që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj personit të dyshuar për sulmin e kryer ndaj gruas rome në qytetin e Ferizajt.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se i është caktuar masa e paraburgimit personit të dyshuar për sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj”, njofton.

Ndryshe personi i moshës 17-vjeçare është arrestuar disa orë pasi në media u publikua një video e sulmit ndaj një gruaje rome në sheshin e Ferizajt.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmeetali Hajdini.

“Është arrestuar 17 vjecar nga Ferizaj. Është intervistuar nga policia dhe me urdhër në prokurorit shkon në mbajtje” , ka thënë Hajdini.

Ai ka treguar se edhe gruaja viktimë që u sulmua në disa vende pasi u denoncua në rrjetet sociale gabimisht se ajo po vidhte fëmijët.

“Jemi duke shikuar viktimës t’i gjejmë zgjidhje më afatgjate me qendrën sociale dhe me avokatin e Popullit. Ajo është te ne momentalisht”, ka thënë ai.

Gruaja që disa ditë më parë u sulmua nga disa adoleshentë në Lipjan, edhe sot ka qenë cak i sulmeve. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz