back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeMërgimtarë, a e dini që në Kosovë mund të vozisni vetëm 3...

Mërgimtarë, a e dini që në Kosovë mund të vozisni vetëm 3 muaj?

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Jo të gjithë bashkatdhetarët kanë dijeni të mjaftueshme sa i përket pjesëmarrjes së tyre në trafikun rrugor në Republikën e Kosovës.

Kështu thotë rreshteri i Policisë së Kosovës në Njësitin e Autostradave, Flamur Ahmeti.

Ahmeti, thotë se të gjithë ata persona që posedojnë veturë me targa të huaja, sipas Ligjit për Trafikun Rrugor të Kosovës, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në trafik për kohë të gjatë.

“Pra, kjo referohet për të gjithë bashkatdhetarët tanë që të kenë kujdes, që mos të tejkalojnë limitin që e parasheh rregullorja e Ligjit për Trafikun Rrugor të Kosovës, pasi që nëse ndodh e kundërta do të gjobiten”, ka thënë Ahmeti.

Në nenin 41, pika 1 e këtij ligji, thuhet se “ Mjeti i regjistruar në vendin e huaj, në pronësi të shtetasit të huaj, me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, mund të marrë pjesë në trafikun rrugor në Kosovë, jo më gjatë se tre muaj (3) nga data e hyrjes në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz