Mergim Lushtaku: RTK ta suspendoj moderatoren, Aleksandra Dogangjiq, paguhet me taksat e Republikës së Kosovës, ndërsa përdor termin e rëndë për ne “Kosova Metohija”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj moderatores Aleksandra Dogangjiq, e cila gjatë emisionit në cilësinë e gazetarës RTK 2, Republikës së Kosovës i është drejtuar me termin “Kosova Metohija”.
Lidhur më këtë rast Mergim Lushtaku, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, thotë se: “më ka shqetësuar mënyra se si moderatorja nga televizioni publik RTK2, Aleksandra Dogangjiq, vazhdon t’i referohet Kosovës me termin e Serbisë “Kosova dhe Metohija”, përkundër që ajo paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me këtë veprim ajo ka dëmtuar rëndë imazhin e televizonit publik RTK2. Përdorimi i këtij termi nga ana e saj i shërben politikës së Serbisë e cila asnjëherë nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e bërë ndaj popullatës së pafajshme të Kosovës.
Andaj i bëj thirrje menaxhmentit të RTK-së që të marrin masa ndaj moderatores së lartëcekur, e cila edhe në vitin 2018 në bazë të raportimit të mediave i’u kishte shqiptuar masa disiplinore – suspendim në afat prej një muaj. Meqenëse nuk e respekton institucionin dhe shtetin ku ajo jeton dhe vepron, atëherë aq më pak e meriton të punoj aty dhe të paguhet nga taksat tona.

Lexo edhe24 personat e infektuar me Covid-19 vijnë nga këto komuna
Ne sipas Kushtetutës jemi shtet multietnik dhe respektojmë të gjitha minoritetet, madje karakterizohemi nga ajo që quhet diskriminim pozitiv. Por edhe minoritetet e sidomos minoriteti serb, duhet ta dijë se nuk kanë të drejtë që të nënçmojnë, degradojnë dhe të fyejnë qytetarët e Republikës së Kosovës më thirrje shoviniste “Kosova Metohija”.














