BallinaLajmeMendimi për motin: Vranësira e diell të mërkurën, të enjten më ftohtë...

Mendimi për motin: Vranësira e diell të mërkurën, të enjten më ftohtë me shi

Mendimi për motin – 27.05.2025

Vransira kalojnë më shpesh mbi vend ditën e mërkurë, por se nuk mungojnë intervale me diell. Pasdite më vonë aty këtu shfaqen dhe riga lokale shiu, më shumë përreth zonave malore. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 21C e 24C. Minimalet në mëngjes zbresin në 8C e 11C. Frynë erë veriperëndimore mesatare 5-10m/s.

Të reshura shiu kalojnë në vend ditën e enjtë me kalimin e frontit të ftohtë përgjatë rajonit, që dhe zbresin temperaturat deri në 15C. Ditën e premtë, vransirat fillojnë gradualisht të shpërndahen, e të reshura mund të paraqiten në formë rige lokale përreth zonave malore. Në fundjavë më shumë diell e temperaturat ndjeshën në rritje deri në 24C e 26C të dielen. Minimalet deri të shtunën zbresin në 6C. Frynë kryesisht erë veriore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s, e të premtën me hove deri në 15m/s.

- Advertisement -