BallinaLajmeMemli Krasniqi për fitoren në Skenderaj: Ishte garë e imponuar, jo e...

Memli Krasniqi për fitoren në Skenderaj: Ishte garë e imponuar, jo e dëshiruar

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se gara në Skenderaj s’ishte e dëshiruar, por e imponuar. Sipas tij PDK-ja nuk mundi ta shmangte garën në Skenderaj – bastion i partisë së tij, shkruan Express.

Krasniqi tha se për PDK-në Skenderaj gjithmonë ka qenë i rëndësishëm, edhe pse në zgjedhjet para këtyre të fundit, kjo parti e mbështeti Bekim Jasharin, pasi ky garoi si i pavarur.

“S’ka qenë garë që kemi dëshiruar, ka qenë një garë është imponuar. Nuk kemi mundur që ta shmangim, sepse Skenderaj për PDK-në ka qenë gjithmonë e rëndësishme. Ndërlidhet me trashëgiminë dhe historinë tonë. Në katër vitet e kaluara e kemi mbështetur Jasharin edhe pse ka kandiduar si i pavarur”, është shprehur Krasniqi.

E pas katër viteve, Krasniqi thotë se nuk mund të rrinte PDK-ja pa kandiduar në Skenderaj.

Por, këtë herë dhe në këtë situatë nuk mund të rrimë dhe ta lëmë anash dhe pa adresë një bastion si Skenderaj”, tha Krasniqi.

“Në momentin kur u pamundësua kandidimi i Lushtakut normalisht që zgjidhja ishte tek Nura, meqenëse ky ka qenë nënkryetar i komunës, pastaj deputet i votuar në Skenderaj. Një djalë jashtëzakonisht i përgatitur dhe me cilësi absolute që i nevojitet një kryetari”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi foli edhe për festimet në sheshin e Skenderajt, për të cilat tha se aktivistët e PDK-së e kanë të drejtën të jenë të ekzaltuar pas një fitoreje si ajo e natës së 17 tetorit.

“Ne s’jemi në garë kundër askujt, por për të ardhmen tonë. Ka qenë e domosdoshme që PDK-ja të jetë fituese në Skenderaj, në bastionin e saj tradicional. Ndërsa festimet kanë qenë për gëzimet për Skenderajn dhe për komunat tjera. Aktivistët e PDK-së nuk kanë qenë të kënaqur me rezultatin nga viti 2019, apo 2017, rrjedhimisht kanë të drejtë të jenë pak të ekzaltuar”, shtoi Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz