BallinaLajmeMeliza Haradinaj i reagon Glauk Konjufcës, pasi ofendoi presidenten Vjosa Osmani: Dëmton...

Meliza Haradinaj i reagon Glauk Konjufcës, pasi ofendoi presidenten Vjosa Osmani: Dëmton imazhin e shtetit

Të ngjajshme

Çfarë po paralajmëron Luli i Dardanëve? ”Po mendoj se ka ardh koha per …”!

Kryetari i tifogrupit ”Dardanët”, Lulzim Berisha ka bërë një...

KQZ: Votimi me postë do të filloj më 21 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e...

Avioni i NATO-s rrëzon një dron në Estoni

Avionët luftarakë të NATO-s kanë rrëzuar një dron pasi...

Abdixhiku për debatet Kurti-Lushtaku: Ne s’dimë me bo asi pune!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar rëndë presidenten Vjosa Osmani. Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet Vjosa Osmanit në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”.

Për këtë ka reaguar Meliza Haradinaj, ish-këshilltare e Presidentes Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se gjuha e Glauk Konjufcës nuk i shërben institucioneve dhe dëmton seriozisht imazhin e shtetit.

“Shihni nivelin e përfaqësimit të Ministrit të Jashtëm Konjufca. Në vend që të fokusohet në diplomaci dhe në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ai përdor një gjuhë përçarëse me tentim denigrimi ndaj Presidentes Osmani. Kjo nuk i shërben institucioneve dhe dëmton seriozisht imazhin e shtetit. Këta njerëz nuk e meritojnë besimin që u është dhënë nga qytetarët. Për faqe të zezë”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz