BallinaLajmeArdian Gjini nga Suhareka: 40 vjet punë, 150 euro pension – kjo...

Ardian Gjini nga Suhareka: 40 vjet punë, 150 euro pension – kjo është padrejtësi që duhet të marrë fund

Të ngjajshme

Abdixhiku për debatet Kurti-Lushtaku: Ne s’dimë me bo asi pune!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Iu refuzua hyrja në SHBA, deklarohet Egzon Ibrahimi dhe tregon cila ishte arsyeja

Dje, Egzon Ibrahimit, recituesit të Kuranit, i është refuzuar...

Më 21 maj fillon procesi i votimit me postë

Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, ku...

Lushtaku i kërkon Kurtit të tërheq “deklaratën shpifëse” dhe të kërkojë falje

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes avokatit të tij...

Komuna e Ferizajt demanton ministren Pacolli: Shpronësimet kryhen nga Ministria e jo nga Komuna

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryeministër, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për gjendjen sociale dhe ekonomike në vend, pas takimeve me qytetarë dhe profesionistë në Suharekë.

Gjini tha se është prekur nga rrëfimet e qytetarëve për pensionet e ulëta dhe mungesën e dinjitetit për kontributdhënësit shumëvjeçarë.

“40 vite shërbim, 150 euro pension… u ndjeva tepër keq”, citoi Gjini një qytetar në Suharekë, duke shtuar se kjo është një frazë që, sipas tij, po dëgjohet gjithandej Kosovës.

Ai bëri të ditur se në takimet me profesionistë të fushave të ndryshme është diskutuar për situatën aktuale në vend, me theks të veçantë te reformat urgjente në arsim dhe mirëqenie sociale.

Sipas Gjinit, reforma e thellë ekonomike mbetet zgjidhja kryesore për të garantuar një jetë më dinjitoze për qytetarët dhe kontributdhënësit në Kosovë.

“Reforma e thellë në ekonomi është rruga e vetme që do të rezultojë në një jetë të dinjitetshme për secilin kontributdhënës”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz