Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren
dp

Lexo edheDaut Haradinaj: Pa votimin e ndryshimeve për Specialen, deputetët nuk do të dilnin nga Kuvendi pa gjakderdhje

Sipas këtij mediumi, tranzicioni i përgjegjësisë për Urën e Ibrit te Policia e Kosovës tashmë është e dukshme.
“Tranzicioni tashmë është i dukshëm në terren: kalimi i përgjegjësisë për urën kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë, te Policia e Kosovës, si dhe përfshirja e kësaj policie në dispozitivin e sigurisë përreth Manastirit të Deçanit.”, shkruan media italiane.
Ky medium ka cituar gjeneralin turk, Ozkan Ulutas, i cili para largimit të tij, ka theksuar se “optimizimi nuk përbën transferim të mandatit të KFOR-it te Policia e Kosovës dhe as nuk përfaqëson tërheqje apo zvogëlim të angazhimit të NATO-s”.

Lexo edheDaut Haradinaj: Pa votimin e ndryshimeve për Specialen, deputetët nuk do të dilnin nga Kuvendi pa gjakderdhje
Pavarësisht progresit “Infodifesa” shkruan se nga vetë komanda, situata përshkruhet si “e brishtë”, me “potencial për tensione të reja”, veçanërisht në veri të Kosovës.