BallinaLajmeMediat serbe publikojnë dëshmi: Ky shtet tërheq njohjen e Kosovës (Dokument)

Mediat serbe publikojnë dëshmi: Ky shtet tërheq njohjen e Kosovës (Dokument)

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Mediat serbe e kanë publikuar dhe dokumentin përmes të cilit Liberia ka anuluar vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndër të tjera në dokument thuhet se Liberia e ka njohur pavarësinë e Kosovës, për faktin se Republika e Serbisë nuk ka qenë e gatshme që të negociojë një zgjidhje për Republikën e Kosovës, raporton Danas, transmeton Periskopi.

Ky lajm është bërë i ditur sot nga kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili është takuar me kreun e misionit diplomatik të këtij shteti Gbecongar Milton Findli.

“Tash, me ndërmjetësim të BE-së, po zhvillohet dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Marrë para sysh këtë, do të ishte mirë që Liberia të marrë qëndrimin që mundëson zgjidhje përkatëse për qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës, gjë që po bëhet me bisedimet e tashme. Në përputhje me këtë, Liberia anulon njohjen që ia ka bërë Kosovës. Ky vendim mbetet në fuqi gjithnjë derisa të zgjasin bisedimet dhe negociata me ndërmjetësim të BE-së”, thuhet në dokumentin e publikuar nga mediat serbe.

Ndërkohë pas këtij lajmi ka qenë i menjëhershëm reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Pacollit, i cili a ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë sapo fola me Qeverinë Liberiane dhe më konfirmuan se #Liberia nuk e ka tërhequr njohjen për Kosovën. Lajmi dhe shënimi i përhapur nga mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjeve të rreme të lajmeve nga ministri i Serbisë Ivica Daçiq. Ne do t’i kundërshtojmë këto veprime”, ka shkruar Pacolli.

Ndërkohë edhe përkundër këtyre raportimeve të medieve serbe, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thënë që shumë shpejtë pritet që Kosova të vendos marrëdhënie diplomatike mes Kosovës dhe Liberisë.

“Ne presim ditëve në ambasadori ynë të dorëzoj letrat kredenciale tek presidenti i Liberisë ngase e kemi konfirmimin zyrtar që ky shtet ka pranuar ambasadorin tonë si ambasador jorezident”, ka thënë Zyberaj.

Zybëraj e ka konsideruar si propagandë të mediave serbe, raportimin e sotëm.

Ndërkohë dihet që ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka një kohë të gjatë që lobon kundër pavarësisë së Kosovës, duke bërë përpjekje që edhe vendet që e kanë njohur Kosovën, ta tërheqin njohjen e tyre.

Ndryshe Liberia e ka njohur Kosovën në vitin 2008, pak kohë pas shpalljes së pavarësisë./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz