Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë në lidhje me shenjën e shqiponjës që kanë realizuar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pas shënimit të golave ndaj Serbisë. Portali sportiv “ESPN” ia ka dedikuar një shkrim simbolit të shqiponjës të shfaqur në sfidën Zvicër – Serbi.
Në artikull nënvizohet se serbët dhe askush tjetrër nuk duhet të kenë aspak frikë prej shqiponjës, pasi është shenjë paqësore. Më tej rrëfehet drama e shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë vuajtur nga dhuna e gjenocidi serb. Është pikërisht rasti i Shaqirit dhe Xhakës që ka bërë që në fokus të kihet Kosova. ESPN nënvizon se Kosova është sot shtet i pavarur dhe se njihet nga 111 shtete të globit. Serbia nuk e ka njohur mëvetësimin e shtetit të Kosovës, pasi pavarësia e shtetit kosovar erdhi edhe me gjak e përdhunë.