Mediat italiane thonë ndryshe, ja sa do t’i fitojë me të vërtetë Milani për ardhjen në Kosovë
01

Lexo edheMilan e sjellë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ trofeun e Ligës së Kampionëve

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, Milani do të përfitojë 250 mijë euro nga ndeshja e sotme që do të luajë në Kosovë, 350 mijë euro më pak sesa pretendojnë mediumet e tjera kosovare, transmeton Gazeta Express.
Skuadra e Milanit do të përballet sonte në orën 20:45 me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshje miqësore, përgatitëse për sezonin e ri që do të nisë së shpejti.
Milani ka një grup të madh të tifozëve këtu në Kosovë dhe kjo është dëshmuar edhe nga pritja që u është bërë lojtarëve, stafit e legjendave të Milanit sapo zbarkuan në Prishtinë.

Lexo edheMilan e sjellë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ trofeun e Ligës së Kampionëve
Përballja me Feronikelin do të jetë miqësorja e fundit për Milanin këtë verë, pasi që pas kësaj kuqezinjtë do të bëhen gati për sezonin e ri të Serisë A, të cilin do ta nisë më 25 gusht. /Gazeta Express/