Mediat gjermane japin detaje shokuese: Kështu vrau gruan, vajzën dhe veten rapsodi kosovar (Foto)

Lajmi i vdekjes së trefishtë të familjes së rapsodit të njohur nga Ferizaj, Sami Veseli, ka bërë bujë edhe te mediet gjermane. Veseli ka vrarë vajzën, bashkëshorten dhe më pas veten e tij, ndërsa media gjermane “Fr-online” zbulon skemën e vrasjes.
“Dramë familjare në Marburg”, e titullon lajmin media më e klikuar gjermane “Bild”. “Në shtëpinë e një familje disaanëtarëshe ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme. Drama ka ndodhur të shtunën, ndërsa policia punon për zbardhjen e rastit”.
Ngjashëm ka shkruar edhe media tjetër gjermane “rp-online”, duke shtuar se policia ka konfiskuar armën me të cilën ndodhi krimi i trefishtë. “Policia gjen dy kufoma dhe një grua të plagosur rëndë e cila është dërguar me urgjencë në spital”, shkruante rp-online, gjatë 2 korrikut.

Media tjetër gjermane “Fr-online” ka treguar se krimi ka ndodhur me “revolver” dhe se burri ishte shkurorëzuar nga bashkëshortja. Ajo jep një pasqyrë më të qartë për krimin.

Lexo edheKy është rregulli i ri i rimbursimit të kuponëve fiskalë
“Të shtunën, burri 52 vjeçar shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes me moshë të njëjtë. Shtëpia ndodhej në qarkun jugor të Marburgut.

Vajza 27 vjeçare sapo ishte kthyer dhe dëgjoi britmat e përleshjes. Në derën e dhomës së saj, ajo u qëllua për vdekje nga babai, ndërsa më pas u kthye duke qëlluar ish-bashkëshorten, e cila është në rrezik për jetën, dhe më pas veten.
Ndaj 52-vjeçarit (Sami Veseli) kishte një vendim gjykate që e ndalonte të afrohej te shtëpia e familjes, për shkak të problemeve të mëparshme”.














