back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeMedia serbe publikon dokumente konfidenciale të “humbura” nga policia e Kosovës në...

Media serbe publikon dokumente konfidenciale të “humbura” nga policia e Kosovës në veri

Të ngjajshme

Lladrovci: Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar...

Spektakël në ndeshje, “show” në penallti/ Ballkani e eliminon Prishtinën nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Ballkanit është kualifikuar në fazën çerekfinale të...

Pse e votuat Listën Srpska? A janë terroristë? Rizvanolli dhe Bahtiri s’e thonë asnjë fjalë

Për këmbënguljen e zvarritjen nëpër seancat e kaluara për...

Portali serb “Novosti” ka publikuar dokumente të planit operacional të policisë së Kosovës gjatë aksionit të djeshëm në veri, përfshirë edhe listën me emra të policëve pjesëmarrës dhe disa numra të tyre të telefonit, transmeton lajmi.net.

“Novosti” shkruan se gjatë aksionit të djeshëm, pjestarët e njësitit special të policisë së Kosovës kanë humbur disa nga dokumentet e planit operacional gjatë bastisjes së një lokacioni.

Sipas burimeve të portalit serb, dokumentacioni i humbur është gjetur nga disa qytetarë serbë derisa përmban edhe fotografi dhe shënime të serbëve që kanë qenë cak i aksionit policor në Mitrovicë të veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga policia e Kosovës por këta të fundit nuk janë lajmëruar lidhur me rastin./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz