BallinaLajmeMë shumë vdekje në rrugët zvicerane, një rekord negativ europian

Më shumë vdekje në rrugët zvicerane, një rekord negativ europian

Të ngjajshme

Shpallje

Unë Azem Hajdari, me numër personal 1004305236 shpall të...

Murati kundër zgjedhjeve: Nuk shkohet në zgjedhje për pakënaqësitë e opozitës

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me...

Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses për dekretin e Presidentes

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me aktgjykim lidhur...

Zvicra mban rekordin europian për numrin e viktimave në trafikun rrugor. Numri i vdekjeve në rrugët zvicerane është rritur me 34% gjatë pesë viteve të fundit, duke arritur 250 vetëm gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, në shumicën e vendeve të tjera evropiane, ky numër ka shënuar ulje.

Sipas një deklarate të Këshillit Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve (BFU), përpjekjet për të ndalur këtë trend negativ dhe për të reduktuar aksidentet fatale nuk kanë pasur sukses. Prandaj, është e nevojshme një politikë e qëndrueshme për sigurinë rrugore dhe angazhimi i përbashkët i të gjitha palëve të përfshira në trafikun rrugor.

Rritja më e madhe në Evropë

Nga viti 2019 deri në 2024, numri i viktimave në trafikun rrugor në Zvicër është rritur me mbi 30%.

Zvicër: +33,7%

Estoni: +32,7%

Izrael: +23,7%

Irlandë: +22,9%

Sllovaki: +6,9%

Holandë: +2,1%

Spanjë: −0,2%

Francë: −1,6%

Greqi: −3,3%

Suedi: −3,6%

Serbi: −3,7%

Itali: −4,5%

Mbretëria e Bashkuar: −5,9%

Portugali: −7,8%

Gjermani: −9,8%

Letoni: −15,2%

Austri: −15,6%

Finlandë: −16,6%

Hungari: −17,4%

Norvegji: −17,6%

Luksemburg: −18,2%

Kroaci: −19,5%

Çeki: −19,9%

Rumani: −20,8%

Qipro: −21,2%

Bullgari: −23,9%

Maltë: −25,0%

Danimarkë: −27,1%

Belgjikë: −27,2%

Slloveni: −33,3%

Poloni: −34,8%

Lituani: −34,9%

“Ekzistojnë masa efektive, por ato mund të zbatohen vetëm nëse ka vullnet politik,” thotë Mario Cavegn, drejtues i trafikut rrugor në Këshillin Zviceran për Parandalimin e Aksidenteve. Pa mbështetje politike, është e paqartë nëse do të arrihet qëllimi i Zyrës Federale të Rrugëve (ASTRA) për të ulur numrin e viktimave në rrugë në 100 deri në vitin 2030./Albinfo.ch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz