HomeLajmeLimaj: Dekreti i Osmanit për Konjufcën duhet dërguar në Kushtetuese, presidentja po...

Limaj: Dekreti i Osmanit për Konjufcën duhet dërguar në Kushtetuese, presidentja po bëhet pjesë e zvarritjes së Kurtit për zgjedhje

Të ngjajshme

​Mbappe i jep fund kontratës me Nike pas një dekade së bashku

Ylli i Real Madrid-it, Kylian Mbappe, raportohet se i...

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një shtetas kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është...

Gjesti paralajmëron projektin e ri muzikor

Gjesti po përgatitet të sjellë projektin e tij të...

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar që dekreti i presidentes Osmani për mandatimin e Glauk Konjufcës për kryeministër, të dërgohet në Gjykatën Kushtetutese.

Sipas Limajt, Osmani ka keqpërdorur kompetencat e saj, ose nuk i ka vlerësuar si duhet ato, kur ka vendosur për mandatimin e Konjufcës.

Ai ka thënë se kjo lëndë do të shërbente edhe për të ardhmen, pasi që mandatimi i Konjufcës në këtë formë do të përbënte një precetend të rrezikshëm.

“Për mendimin tim deputetët ia vlen me dërgu në Kushtetutese këtë dekret, për të marrë një përgjigje nga gjykata. Duhet të dihet a janë zbatuar kriteret ose si janë zbatuar ato, si është bindur presidentja, do të na duhet për rastet tjera. Për më tepër do ta provoj që dekreti të dërgohet me shiku se a është keqpërdor kompetenca”, ka thënë Limaj në Rubikon.

Ai ka thënë se Osmani është bërë pjesë e planit zvarritës të Kurtit për të shkuar në zgjedhje në fund të këtij viti.

“Presidentja nuk duhet të bëhet pengesë. Subjektet politike kanë shprehur qëndrimin e tyre për të shkuar në zgjedhje dhe kemi pritur që presidentja të shpallë zgjedhjet. Fatkeqësisht presidentja i ka tejkaluar kompetencën e saj ose i ka shfrytëzuar keq kompetencat e saj, ajo po bëhet pjesë e zvarritjes për një datë të caktuar për të shpallë zgjedhjet. Është zhagitje”, ka thënë Limaj.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz