back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaTeknologjiMë shumë urrejtje! Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike

Më shumë urrejtje! Chatbot me Inteligjencë Artificiale po krijojnë shumë përmbajtje problematike

Të ngjajshme

Betohet kryetari Alban Hyseni dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe anëtarët...

Shtyhet gjyqi ndaj Sali Berishës

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij...

Shumë derbi në 1/8-ën e finales se Kupës së Kosovës

Shorti i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin...

“Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës”/ Takohen Osmani dhe Begaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot...

Mungesa e mbrojtjeve të forta i lë chatbot-ët të manipulueshëm, thonë studiuesit.

Një shembull i freskët është Grok, chatbot-i i kompanisë xAI të Elon Musk, i cili këtë javë publikoi mesazhe antisemitike në përgjigje të kërkesave të përdoruesve.

Sipas studiuesve, përmbajtja e urrejtjes online po rritet sepse modelet e mëdha të gjuhës janë lehtësisht të manipulueshme dhe nuk arrijnë të dallojnë midis materialeve të besueshme shkencore dhe teorive konspirative apo urrejtjes që qarkullon në forume.

Në korrik, Grok u vu re duke dhënë përgjigje antisemitike, vetëm disa javë pasi Musk kishte kërkuar që të “riprogramohej” sepse e konsideronte shumë politikisht korrekt. Platforma X tha më pas se kishte ndërhyrë për të bllokuar gjuhën e urrejtjes para se Grok të postonte.

Një raport i Lidhjes Anti-Shpifje në mars gjeti se ChatGPT, Claude, Gemini dhe Llama shfaqnin paragjykime ndaj hebrenjve dhe Izraelit, duke kërkuar masa të forta mbrojtëse në industrinë e AI-së.

Llama, si model i hapur, doli më i dobëti për besueshmëri. Meta kundërshtoi metodologjinë e raportit, duke thënë se modeli i tyre nuk përdoret në atë mënyrë. Një rrezik shtesë është se chatbot-ët po zëvendësojnë kërkimet online, sidomos te të rinjtë.

“Njerëzit po përdorin ChatGPT si Google. Nëse teoritë konspirative hyjnë në këto përgjigje, ato do të ndikojnë drejtpërdrejt tek mënyra si formohet perceptimi i botës.” Ai shtoi se rreziku po shtohet edhe nga gjenerimi i imazheve dhe videove me AI.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz