back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajme“Me një të rame 80 mijë të vrame”, Deputeti Tahiri e Ministri...

“Me një të rame 80 mijë të vrame”, Deputeti Tahiri e Ministri Murati përplasen në seancë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri i ka kërkuar llogari ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me deklaratat për ndihmën që kjo qeveri u ka ofruar qytetarëve, shkruan Gazeta Express.

Tahiri tha se Kosova nuk ka nisur as me Qeverinë Kurti, e as me ministrin Hekuran Murati.

“E dyta po flet për subvencionime dhe për atë që çdo gjë ka nisur me ju, me ty. Kosova nuk ka nis as me ty, as me juve, ka me vazhdu kanë me ardh të tjerë, por në kohën sa jeni në funksion a ka mundësi me i bë do vepra sepse e keni fuqinë parlamentare dhe buxhetin. Nuk jeni në pandemi”, tha ai.

Më tutje, deputeti i AAK-së deklaroi se kjo qeveri nuk ka dhënë ndihma për qytetarët, por siç ka thënë ai lëmoshë.

Tahiri përmendi edhe mos miratimin e Ligjit për Pagat në sektorin publik.

“Sa i përket ndihmave mos hi në detaje. Nuk ke dhënë ndihma. Ke dhënë lëmoshë. E ke pasur shumë lehtë ministër me vendos në buxhet Ligjin për Paga. Me një të ramë 80 mijë të vrame. Tek zyrtarët publik e ke shumë lehtë me u marr me pagën minimale. Para një jave e keni vendosur Albin Kurtin me sindikatat me fol për pagën minimale”, tha ai.

Lidhur me çështjen e Ligjit të Pagave u kundërpërgjigj, ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai tha se Ligji i Pagave ka ngecur për shkak të kundërshtimeve nga sindikatat.

“Pagën minimale shumë shpejtë besoj edhe atë do ta rregullojmë. Ka pas kundërshtime nga sindikatat. Normalisht që i kanë arsyet e tyre jo të qëndrueshme, për shkak se asnjë anëtarë i atyre sindikatave nuk preket nga ky vendim e as nga paga minimale, mirëpo janë arsyet politike që sindikatat për të cilat sindikatat nuk do të duhej që të bënin politikë”, ka thënë Murati.

Të Fundit

Sport

ShowBiz