BallinaBotëMe kërkesë të Vuçiçit, Rusia do të dërgojë pajisjet luftarake në Serbi

Me kërkesë të Vuçiçit, Rusia do të dërgojë pajisjet luftarake në Serbi

Të ngjajshme

A është Lucozade i dobishëm?

Për shumë njerëz, Lucozade ka qenë prej kohësh një...

Zyrtare: Trepça e blindon me kontratë të re Adis Beciargicin

Adis Beciragic do të vazhdojë qëndrimin te Trepça edhe...

Presidenti i SHBA-së thotë se do të ishte mirë që të mos duhej të shkatërrohej Irani

Presidenti amerikan Donald Trump më parë sugjeroi se nëse...

Pas kërkesës së kryeministrit Vuciç, Rusia ka rënë dakord të dërgojë pajisjet luftarake në Serbi. Lajmi bëhet me dije nga britanikja “Daily Star” ku theksohet kërcënimi rus në Ballkan.

Ministri i jashtëm serb, njoftoi dje se Vladimir Putin do të rrisë fuqinë ushtarake të vendit, pas kërkesës së Serbisë.

“Ne i kemi kërkuar palës ruse të transferojë pajisje me raketa dhe disa lloje të tjera pajisjesh ushtarake, këtu në Serbi”, tha ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç.

‘Mesa duket Rusia po mendon që sistemet bërthamore të raketave “C-400” të zhvendosen në Serbi duke u transferuar nga Roma dhe Vjena.
BE-ja po shqyrton nga ana tjetër ta afrojë Serbinë me aleancën evropiane, pavarësisht se vendi nuk e fsheh lidhjet dhe aleancat me Rusinë”- thuhet në shkrimin e gazetës britanike.

“Daily Star” thekson më tej se NATO-ja u alarmua pasi Putin zhvendosi raketat bërthamore në Kaliningrad, një territor mes Polonisë dhe Lituanisë.

(sot-news)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz