BallinaLajme“Më jepni ujë”, trupat e Kosovës shpëtojnë 17-vjeçarin, 3 familjarë nxirren të...

“Më jepni ujë”, trupat e Kosovës shpëtojnë 17-vjeçarin, 3 familjarë nxirren të vdekur nga gërmadhat

Të ngjajshme

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

ot janë bërë 26 vjet nga masakra në Pastasellë...

Prokuroria Speciale ia konfiskon telefonin dhe laptopin Shkëlzen Gashi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfiskuar telefonin dhe laptopin...

Ylli i Chelseat e pranon se nuk do të mund ta refuzonte Barcelonën

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marc Cucurella, ka pranuar...

Është nxjerrë pas disa orëve përpjekje 17-vjeçari shqiptar, Ramë Lala, djali që u bllokua në gërmadhat e vilës ku jetonte së bashku me familjarët, në ish-kënetë (Durrës).

Kanë qenë trupat e ardhur nga Kosova, ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen e Lalës nga rrënojat e banesës, ku banonin të paktën 8 persona.

I riu fatmirësisht i shpëtoi vdekjes, por të paktën 3 prej familjarëve të tij janë nxjerrë të vdekur nga gërmadhat e banesës disakatëshe, e cila u rrëzua në orët e mesditës.

Pak orë me parë i riu kërkoi ujë dhe u mbajt nën vëzhgim nga autoritetet. Më tutje banesa u rrëzua plotësisht dhe shpresat për të shpëtuar jetët e këtyre familjeve u shuan.

Sadete Lala është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.

Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.

Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.

Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër fëmijëve, e zhdukur.

Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.

Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.

Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz