BallinaLajmeMë 15 shtator thirret dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit –...

Më 15 shtator thirret dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit – Gjykata Speciale thotë se ka interes të madh për ta përcjellë seancën në Hagë

Të ngjajshme

Kurti në Paris: Macron i jep mbështetje të fortë Kosovës për integrim dhe siguri në Evropë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë...

Ambasada amerikane uron Kosovën për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në futboll,...

The Guardian i kushton artikull të veçantë suksesit të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg një...

LDK kërkon marrëveshje politike për presidentin

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka mbajtur...

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se më 15 shtator 2025, do të nisë faza e paraqitjes së provave nga mbrojtja e Hashim Thaçit, në procesin gjyqësor që po zhvillohet para Dhomave të Specializuara.

Në këtë seancë, do të thirret dëshmitari i parë i mbrojtjes, duke shënuar një etapë të rëndësishme në proces, transmeton lajmi.net

Seanca pritet të fillojë në orën 09:00 dhe, sipas njoftimit zyrtar, do të jetë kryesisht publike. Për shkak të interesimit të madh të publikut dhe medias, Gjykata ka bërë thirrje për regjistrim paraprak të atyre që dëshirojnë ta ndjekin seancën nga galeria për publikun në ambientet e saj në Hagë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Gjykatës:

“Për shkak të interesit të lartë për seancën, për ta ndjekur seancën nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës në Hagë kërkohet regjistrim paraprak.

Për t’u regjistruar paraprakisht, dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën: [email protected].

Ju lutem, mbani parasysh se vendi juaj konfirmohet vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me mesazh elektronik (email).

Mesazhet elektronike të konfirmimit do të dërgohen jo më vonë se 11 shtator 2025.”

Kjo fazë e procesit është ndër më të rëndësishmet, pasi mbrojtja do të ketë mundësinë të paraqesë dëshmi dhe argumente për të kundërshtuar akuzat e ngritura nga Prokuroria. Hashim Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej gati pesë vitesh./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz