back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaSportMe 1391 ndeshje të luajtura, Fabio e thyen rekordin botëror dhe hyn...

Me 1391 ndeshje të luajtura, Fabio e thyen rekordin botëror dhe hyn në histori të futbollit

Të ngjajshme

Ekonomia dhe ndikimi i saj në mirëqenien dhe stabilitetin shoqëror

Ekonomia është themeli mbi të cilin ngrihet shoqëria. Ajo...

Shenjat që “luajnë” me zgjuarsi edhe kur lidhja merr fund

Ndërsa disa shenja të zodiakut mund të shërohen shpejt...

​Deklarata e përbashkët, BE dhe SHBA arrijnë marrëveshje tregtare

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë formalizuar marrëveshjen...

Portieri i Fluminenses, Fabio ka hyrë në histori të futbollit.

Në fakt, portieri brazilian e ka zhvilluar mbrëmë ndeshjen e 1391-të zyrtare, gjë të cilën nuk e kishte bërë askush tjetër më parë.

44-vjeçari kështu e kaloi rekordin e anglezit Peter Shilton, i cili i kishte zhvilluar 1390 ndeshje në karrierë, e rekord të cilin Fabio e kishte barazuar pak ditë më parë, shkruan “Gazeta Express”.

Portieri i Fluminenses e shkroi historinë në fitoren 2:0 ndaj America de Kali në stadiumin “Maracana” të Rio de Janeiros në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Copa Sudamericana.

Kështu, Fabio është lojtari profesionist me më së shumti paraqitje në histori, ndonëse ende nuk është zyrtarizuar e njohur ky rekord nga FIFA e as nga Konfederata e Amerikës së Jugut (CONMEBOL).

“Ndonjëherë nuk e kuptojmë rëndësinë e një arritjeje kaq të madhe, që ka rezistuar për kaq shumë vite”, u shpreh portieri brazilian, i cili e mbylli lojën pa gola të pësuar dhe me një pllakë mirënjohjeje për arritjen e tij.

“Nuk luan askush kaq shumë ndeshje pa pasur një nivel profesionalizmi si i tij”, u shpreh trajneri i Fluminense, Renato Gaúcho.

“Ai do të vazhdojë me siguri të luajë edhe për shumë kohë. Do të jetë e vështirë që dikush ta kalojë rekordin e tij”, vazhdoi ai. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz