back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeMD do të shpërblejë “Shkrimin/emisionin më të mirë për diasporën”

MD do të shpërblejë “Shkrimin/emisionin më të mirë për diasporën”

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Ministria e Diasporës, në bazë të planit të veprimit për vitin 2017, do ta ndajë çmimin tashmë tradicional për shkrimin, përkatësisht kronikën ose reportazhin më të mirë televiziv për diasporën.

Dhënia e këtij çmimi ka për qëllim promovimin e iniciativave, aktiviteteve dhe vlerave të diasporës në mediet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

Shkrimet, përkatësisht kronikat ose emisionet televizive dhe ato në radio duhet të kenë për temë çështje që lidhen me diasporën në fusha të ndryshme, qoftë në arsim, kulturë, ekonomi apo sociale.

Ministria e Diasporës i fton gazetarët e të gjitha trevave shqiptare që të bëhen pjesë e këtij konkursi.

Konkursin mund ta gjeni në uebfaqen e Ministrisë së Diasporës:https://med.rks-gov.net/

Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 qershor 2017.

Të Fundit

Sport

ShowBiz