back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaShqiptareMbyllja e basteve/ Dështon Rama, ja si po vihen skedinat në Shqipëri

Mbyllja e basteve/ Dështon Rama, ja si po vihen skedinat në Shqipëri

Të ngjajshme

- Advertisement -

Pikat e basteve janë mbyllur, por shqiptarët mund të vazhdojnë ende të luajnë kumar online. Mjafton një kartë krediti dhe aksesi në internet për të vendosur një skedinë.

- Advertisement -

Pavarësisht se zyrtarisht në Shqipëri nuk ka më kompani bastesh sportive, ligji që ka hyrë në fuqi nga 1 Janari nuk ndalon dot aktivitetin e kompanive të huaja.

Siç mund të shohim, aksesi është i hapur për dhjetëra faqe të huaja që pranojnë baste nga Shqipëria për gjithçka që nga futbolli deri tek garat me kuaj. Për këtë arsye, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i kanë dërguar AKEP shtatë lista me domainet që duhet t’u bllokohet aksesi në internet.

Në total, numri i këtyre faqeve arrin në 1320. Por edhe nëse do të bëhet bllokimi i të gjitha këtyre domaine-ve, sërish ato mund të aksesohen përmes shërbimeve Proxy, që fshehin vendndodhjen e adresës suaj të internetit, duke anashkaluar në këtë mënyrë filtrat e vendosura nga AKEP.

Nga kjo mundësi kanë përfituar edhe disa kompani shqiptare, që kanë transferuar aktivitetin e tyre në Kosovë. Përmes shërbimit nga palë të treta si Neteller dhe Skrill, është e mundur të depozitosh para, të vendosësh baste dhe të tërheqësh fitimet edhe nga Shqipëria.

Ndërkohë, pas 1 Janarit Policia ka proceduar shumë raste të bizneseve që vijojnë aktivitetin tashmë të paligjshëm të lojërave të fatit në këtë mënyrë. Duket se zbatimi efektiv i ligjit kundër basteve do të jetë shumë i vështirë, në mos i pamundur, për shkak të rrugëve që krijon teknologjia./Vëzhgim i A2 News.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz