Arsenali arriti që në minutat e fundit të ndeshjes të shënojë golin e barazimit, në ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mori një pikë të madhe, me golin e shënuar nga Gabriel Martinelli në minutën e 92-të të ndeshjes.
Arsenali e kërkoi golin tërë pjesën e dytë, pasi ishte në disavantazh që nga pjesa e parë.
Ishte Erling Haaland që shënoi në minutë ne tetë të ndeshjes, pas një kundërsulmi vrastar, i organizuar nga vetë ai.
Ndeshja e luajtur në “Emirates Stadium” në fund u mbyll me shifrat 1-1, me dy skuadrat që morën nga një pikë.
Kështu, Arsenali shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, pesë mbrapa Liverpoolit që ka pikët e plota nga pesë takimet e para.
City në anën tjetër ka shtatë pikë në pesë xhirot e para./GazetaExpress/