back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajme​Mbrojtja e Thaçit përfundon pyetjet për dëshmitarin e parë në rastin për...

​Mbrojtja e Thaçit përfundon pyetjet për dëshmitarin e parë në rastin për pengimin e drejtësisë

Të ngjajshme

Kurti emëron zëvëndësministrin e parë të Mbrojtjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar...

“Në Katar jetojnë 200 shqiptarë”, ambasadori Kaleci: Nuk ka të plagosur

I Ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Katar, ambasadori...

Flick: Duam ta bëjmë të pamundurën të mundur kundër Atleticos

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka dhënë një...

Arabia Saudite mbyll pjesërisht rafinerinë e madhe të naftës

Ministria e Energjisë e Arabisë Saudite njoftoi se ka...

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së: Ne nuk e filluam luftën, por po e përfundojmë atë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka dhënë...

Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e parë të ftuar nga Prokuroria në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për pengim të drejtësisë.

Pas pushimit të drekës, me pyetje për këtë dëshmitar do të vazhdojnë ekipet tjera të mbrojtjes.

Përveç për Rrustem Mustafën, Bislim Zyrapin, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon e ka pyetur pjesëtarin e ZPS-së i cili po dëshmon në këtë rast, edhe për Sylejman Selimin, Shukri Bujën, Nuredin Ibishin dhe Sokol Bashotën.

Edhe për Selimin, Bujën, Ibishin dhe Bashotën, dëshmitari pohoi se vet e kanë bërë publike që janë ftuar për të dëshmuar. Për të gjithë këta, dëshmitari i parë në këtë rast tha se nuk janë vendosur masa mbrojtëse për dëshmi sepse, siç tha ai, ishin figura publike.

Këto janë regjistruar si prova në këtë proces gjyqësor.

Nesër planifikohet të fillojë dëgjimi i dëshmitarit tjetër me kodin 8.

Pesëshja e akuzuar për pengim të drejtësisë janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.

Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz