Ibrahima Konate, mbrojtësi i Liverpool-it, ka bërë një deklaratë befasuese në lidhje me marrëdhënien e tij me Kylian Mbappe, duke treguar se po i bën presion për të kaluar te Real Madrid.
Në një intervistë të fundit, Konate ka zbuluar se Mbappe është duke e ftuar vazhdimisht që të bashkohet me të në Madrid, duke e telefonuar për këtë çështje çdo dy orë, shkruan IndekOnline.
“Mbappé duke më bërë presion për t’u bashkuar me Real Madridin? Ai më telefonon çdo dy orë!”, ka deklaruar Konate.
Pavarësisht se ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Liverpool-in dhe është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Premier League, Konate duket se po shqyrton mundësinë e një kalimi te Real Madrid në të ardhmen.
Megjithatë, ai ka shtuar se nuk është vendosur ende dhe se çdo vendim do të merret në përputhje me karrierën dhe ambiciet e tij./IndeksOnline/