back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaSportMbreti Manaj e hesht Serbinë, shqiponja fluturon në Leskovc dhe sheh kah...

Mbreti Manaj e hesht Serbinë, shqiponja fluturon në Leskovc dhe sheh kah Botërori

Të ngjajshme

Atë që nuk arriti ta bënte në Tiranë, e bëri në Leskovc. Rey Manaj është heroi ynë, i të gjithë shqiptarëve, që tani kemi arsye të vërtetë për ta ëndërruar atë që nuk e kemi arritur kurrë, Kampionatin Botëror.

Shqipëria arriti që në Leskovc të mposht Serbinë minimalisht 0:1, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, shkruan Gazeta Express.

Ishte Rey Manaj i cili realizoi gol të jashtëzakonshëm në minutat shtesë të pjesës së parë.

Dhe, festoi duke e bërë shqiponjën në Serbi, për çka padrejtësisht u ndëshkua me karton të verdhë.

Menjëherë pas golit, tifozët serbë filluan thirrjet skandaloze: Vrite shqiptarin.

Paraprakisht, pati thirrje nga ta edhe të llojit: Kosova është Serbi. Për këto, sigurisht se do të marrin gjobën e merituar.

Por, ajo që ka rëndësi është se kuqezinjtë arritën një fitore të madhe.

Pas kësaj fitore, Shqipëria ka 11 pikë në vendin e dytë, katër më shumë se Serbia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz