Me inciativë të këshilltarëve të LVV, Florentina Elezi dhe Sokol Bylykbashi, e përkrahur edhe nga disa këshilltarë tjerë të opozitës sot është kërkesa tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit – Labinot Halilaj, për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Drenasit.
Sipas asamblestit të VV-së Sokol Bylykbashi, shkeljet ligjore që po ndodhin në Komunën e Drenasit nuk do të mbeten pa u diskutuar dhe denoncuar.
“Shkeljet ligjore që po ndodhin në Komunën e Drenasit nuk do të mbeten pa u diskutuar dhe denoncuar. Me nismën tonë dhe mbështetjen e këshilltarëve opozitarë, së shpejti do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal”, ka thënë Bylykbashi.
Edhe asambleistja e VV-së, Florentina Elezi – Veliu, ka thënë se komuna e Drenasit po vazhdon me shkleje të ligjit, dhe me këtë PDK-ja po dëshmon se ligji është si llastiku!
“Pika e rendit të ditës do të jetë: Mosrespektimi i akteve juridike në Komunën e Drenasit. Komuna e Drenasit, po vazhdon me shkeljen e ligjit. Se ligji është si llastiku, po na verteton çdo ditë PDK-ja. Nuk do ndalemi”, ka thënën Elezi – Veliu./Drenicapress.info/
