BallinaRegjionaleDrenasLladrovci merr këtë vendim për parkingun e Drenasit (Foto)

Lladrovci merr këtë vendim për parkingun e Drenasit (Foto)

Të ngjajshme

Parkingu i qytetit i dorëzohet në menaxhim shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kështu shkruan në një njoftim të komunës së Drenasit të cilin e transmeton drenicapress.info

Pas miratimit të vendimit nga ana e Kuvendit të Komunës për shfrytëzimin e përkohshëm të parkingut të qytetit dhe pas marrëveshjes së nënshkruar nga Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, edhe zyrtarisht, sot i është dorëzuar kjo pjesë për shfrytëzimin e veturave që do ta menaxhojnë shoqatat e dala nga lufta.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, sot i ka dorëzuar këtë pjesë shoqatave e cila do të menaxhoj me të hyrat e krijuara në këtë hapësirë publike. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz