back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeMbi 600 njerëz të vdekur nga tërmeti në Afganistan

Mbi 600 njerëz të vdekur nga tërmeti në Afganistan

Të ngjajshme

Georgina Rodriguez shfaq unazën milionadollarëshe në tapetin e kuq në Venecia

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tërhoqi gjithë...

Sërish grafite në Mitrovicë, këtë herë me thirrje për paqe

Veriu i Mitrovicës është mbushur sërish me grafite. Këtë herë,...

51 aksidente u raportuan për 24 orë, një përfundoi me fatalitet

51 aksidente janë raportuar në 24 orë. Prej tyre...

Rama: 37 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në Prishtinë me kurikula digjitale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur...

Xhiroja e tretë e Superligës do të mbyllet sot me derbin Llapi – Drita

Xhiroja e tretë e Superligës së futbollit kosovar do...

Mbi 620 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 1.500 të tjerë u plagosën nga një tërmet që goditi Afganistanin lindor, njoftuan autoritetet të hënën.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar mes rrënojave.

Sipas raportimeve të para, vetëm në një fshat janë gjetur 30 viktima, por shifrat e sakta nuk janë mbledhur ende, pasi bëhet fjalë për një zonë të thellë malore me fshatra të shpërndarë.

“Numri i viktimave dhe i të plagosurve është i lartë, por për shkak se zona është e vështirë për t’u arritur, ekipet tona janë ende në terren”, tha zëdhënësi i Ministrisë talibane të Shëndetësisë, Sharafat Zaman.

Sipas raporteve, tre fshatra u shkatërruan plotësisht në provincën Kunar, ndërsa shumë të tjerë pësuan dëme të konsiderueshme.

Tërmeti me magnitudë 6 ra në mesnatë, në një thellësi prej 8 kilometrash, duke shkatërruar shtëpitë prej balte dhe guri në kufi me rajonin Khiber Paktunkva të Pakistanit, bënë të ditur zyrtarët.

Një tërmet tjetër, me magnitudë 4.5, goditi rajonin rreth 20 minuta më vonë, i ndjekur nga një tjetër lëkundje me magnitudë 5.2, sipas Qendrës gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkenca (GFZ).

Qeveria e udhëhequr nga talibanët bëri thirrje për ndihmë urgjente nga organizatat ndërkombëtare.

Në një postim në X, ajo tha se tërmeti ka shkaktuar “humbje jetësh dhe dëme materiale në disa provinca lindore”.

Rajoni i goditur nga tërmeti ishte ende duke u përballur me pasojat e përmbytjeve që ndodhën në fundjavë.

Përmbytjet përfshinë provincat Nangarhar dhe Kunar, duke shkaktuar vdekjen e së paku pesë personave.

Ato shkaktuan rrëshqitje dheu, dëmtuan infrastrukturën dhe përkohësisht bllokuan qarkullimin mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Afganistani, sidomos në vargmalin Hindu Kush, goditet shpesh nga tërmetet.

Numri i viktimave është tejet i lartë për shkak të standardeve të dobëta të ndërtimit, vendeve të largëta dhe vështirësisë për t’u ofruar ndihmë viktimave

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz