Mbi 600 mijë euro për sigurinë në KEK, nis vlerësimi i rreziqeve për qindra vende pune
dp

Lexo edheTë paktën 14 të vdekur nga rrufetë në Bangladesh pas stuhive sezonale

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë një kontratë për vlerësimin e rrezikshmërisë në vendet e punës, me synim rritjen e sigurisë dhe uljen e incidenteve në sektorët kryesorë të prodhimit, shkruan Indeksonline.
Kontrata “Vlerësimi i rrezikshmërisë në vendet e punës në KEK sh.a”, ka një kohëzgjatje prej 36-muajsh.

Vlera e përgjithshme e saj arrin në 603,905.12 euro, ndërsa ishte parashikuar të kushtonte 605,931.00 euro.

Sipas përshkrimit të projektit, do të kryhet një vlerësim i detajuar i rreziqeve për një numër të madh pozicionesh pune: rreth 600 pozita në divizionin e qymyrit, rreth 287 pozita në termocentralin “Kosova B”, si edhe rreth 149 pozita të tjera në kuadër të operacioneve të termocentralit.

Lexo edheTë paktën 14 të vdekur nga rrufetë në Bangladesh pas stuhive sezonale
Qëllimi i këtij vlerësimi është identifikimi i rreziqeve potenciale në vendet e punës dhe rekomandimi i masave për minimizimin e incidenteve, si edhe përmirësimin e kushteve të sigurisë për punëtorët.
Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë NMA SH.P.K. dhe OZON space SH.P.K./IndeksOnline/