back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeMbi 300 pjesëtarë të dorëhequr nga FSK – Pse po ndodh kjo?

Mbi 300 pjesëtarë të dorëhequr nga FSK – Pse po ndodh kjo?

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

302 pjestarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) kanë hequr dorë nga puna e tyre që nga viti 2009, kur u formua ajo.

Sipas një përgjigje për EkonomiaSot, ministria e FSK-së thotë se arsyet e dorëheqjes kanë qenë personale dhe familjare. Ata thonë se mosha mesatare e të dorëhequr ka qenë mosha 38 vjeçare.

“Numri i pjesëtarëve të cilët kanë dhënë dorëheqje nga FSK që nga formimi – viti 2009 e deri më tani është 302. Me dorëheqje kuptohet veprimi i të gjithë atyre pjesëtarëve që janë larguar me vetdëshirë (Pensionimi i parakohshëm, vlen për ish-pjesëtarët e TMK-së, si dhe Demobilizim)”, thuhet në përgjigjen e MFSK-së dhënë për EkonomiaSot.

Pjestarë të FSK-së të cilët nuk kanë dashur të zbulojnë identitetit e tyre i kanë thënë EkonomiaSot se kolegët e tyrë kanë dhënë dorëheqje nga puna në FSK, në shumicën e rasteve për shkak të pagës së ulët ose për të migruar jashtë vendit.

Kurse në MFSK thonë se vazhdimisht zhvillohen procese të rekrutimit të pjestarëve të rijnë. Vetëm gjatë këtij viti është zhvilluar procesi për rekrut aktiv në FSK, për komunitetin jo shumicë i cili kishte rezultuar me përzgjedhjen e 32 kandidatëve.

Gjatë këtij muaji do të zhvillohet edhe procesi për rekrutimin e pjesëtarëve të cilët do të dërgohen për studime në akademitë e vendeve me të cilat FSK ka marrëveshje bilaterale.

Ka kohë që është paralajmëruar transformimi i FSK-së në ushtri. Ndryshimet kushtetuese ishin si propozimi fillestar, e më pas u propozua edhe me anë të ligjit.

Por që që për të formar ushtrinë nëse ajo bëhet me ndryshime kushtetuese duhen edhe votat 2/3 e deputetëve që përfaqësojnë komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës.

Në vitin 2017 Kosova kishte marrë një iniciativë për t’a krijuar ushtrinë vetëm me ligj dhe pa ndryshime kushtetuese, për çka edhe pranoi kundërshtime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar. Prandaj kjo gjë edhe u pezullua.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz